Kandidati i pavarur për Komunën e Gostivarit, Visar Ademi, ka njoftuar hapjen zyrtare të fushatës së tij zgjedhore.
Ngjarja do të mbahet të hënën, më 29 shtator, duke filluar nga ora 20:00, në adresën Svetozar Peposki 72, Gostivar (ngjitur me Rontgen “USA”).
“Ftohen të gjithë qytetarët të jenë pjesë e këtij fillimi të madh për një Gostivar më të mirë”, shkruan Ademi në ftesën e tij publike.
Me moton “Me Visarin për Gostivarin”, ai premton një qasje të re dhe transparente në qeverisjen lokale, duke u fokusuar tek nevojat reale të qytetarëve dhe zhvillimi i qytetit.