Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, në konventën promovuese të AKI-së, tha se këto zgjedhje janë një referendum plebishitar.
Ai tha se në këto zgjedhje janë bërë bashkë, për shkak se brenga e tij personale ka qenë rruga evropiane e vendit.
“Ne ngecëm këtu, fatkeqësisht jemi duke u larguar nga ajo rrugë. Shqipëria hapëron para, Mali i Zi gjithashtu, ndërsa Maqedonia ngec. E di që më 19 tetor do të jetë plebishit, fitore e madhe, tani për tani është 2:1 me një fushatë pozitive të mirë, ajo do të arrije deri 3:1”, tha Taravari, raporton SHENJA.
Taravari tha se në këtë raste fatura duhet t’i dërgohet Mickoskit, dhe t’i thuhet se ky është vullneti i shqiptarëve.
“Pas 19 tetorit mendoj se duhet t’i ftojmë edhe vëllezërit tonë të VLEN-it. Disa prej tyre do të shkrihen në VMRO, këtë e di, por disa prej atyre, që tash janë duke menduar që pas zgjedhjeve t’i bashkëngjiten kësaj aleancë”, shtoi më tej Taravari. /SHENJA/
Data 05.02.2026
Aktuale
- Në të njëjtën kohë, dy takime të ndryshme: Kasami me Meidanin, VLEN-i me eurodeputetin
- Mesut Bajrami kritikon përfaqësimin politik të shqiptarëve në Kumanovë
- Kosova, vendi me të ardhurat më të ulëta në Europë
- Tentativa për vrasjen e Donald Trump, ja me sa vite u denua Ryan Routh
- “Nuk qeveriset me idenë “unë i di të gjitha”- Arben Malaj: Rama krijoi komisionin e bashkëqeverisjes për të intimiduar gjyqësorin! Krijon tension gjithmonë, nuk do qetësi politike
- Bllokada dhe protesta të reja të qytetarëve për shkak të konfiskimit të automjeteve, MPB thotë se po ndërmerr masa
- Mexhiti: Mbështetja e BE-së kyçe për procesin eurointegrues dhe agjendën reformuese
- Çmimi i arit rikthehet mbi 5000 dollarë


