Dita e djeshme ishte plotësisht për t’u harruar për Maldini Kacurrin. Futbollisti i Kombëtares u largua me karton të kuq, ndërsa skuadra e tij Morekambe u mposht 5 me 0 në transfertën e Truro Sitit.
Kacurri e mori kartonin e parë të verdhë në minutën e 31-të, ndërsa të dytin në minutën e 42-të. Për të dyja rastet, ndërhyrjet ishin të dukshme.
19-vjeçari e la ekipin me 10 lojtarë, ndërsa Morekambe pësoi më pas eshtë katër gola të tjerë në pjesën e dytë. Sfida ishte e vlefshme për javën e 12-të në kategorinë e pestë angleze.
Risia e Silvinjos për shtatorin në Kombëtare ka shkuar t’i japë një dorë Morekambes. Ekipi ku është huazuar mban vendin e fundit në renditjen e përgjithshme.
PANORAMASPORT.AL