Nga BDI i kanë hedhur poshtë akuzat e koalicionit VLEN, se familjari i liderit të tyre Ali Ahmeti, i ka shitur aksionet Alta Bankës nga Serbia.
Sipas, Arbër Ademit, ata, asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e rrjeteve të huaja financiare apo vendore.
“Përkundrazi, çdo betejë e BDI-së ka qenë për barazi, për drejtësi, për rrugën euroatlantike dhe për rrënim të çdo ndikimi serb, rus apo ndonjë ndikimi tjetër që është armiqësor ndaj vendit në përgjithësi dhe ndaj shqiptarëve në veçanti”, ka deklaruar Ademi.
Më tej, Ademi ka shtuar se banka serbe mban firmën e VLEN-it.
“Konkretisht, zonja Bujare Abazi, kryetare e Komisionit për Letrat me Vlerë, më 10 shtator të këtij viti ka lejuar depërtimin e bankës serbe, Alta Banka, në Maqedoni, duke ia mundësuar kësaj banke që të blejë aksione. Pra, këtë krim institucional të cilin vetë ata e bëjnë, tentojnë t’ia mveshin dikujt tjetër. Ka vulë, ka firmë. Vula dhe firma e Vlen-it është për këtë tradhti që po ia bëjnë vendit në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti. Ata vetë janë të kapur nga bota serbe dhe akuzojnë të tjerët për të njëjtën gjë. Mirëpo kjo nuk kalon. Askënd nuk mund ta mashtrojnë për një çështje të këtillë”, ka deklaruar më tej Arbër Ademi. /SHENJA/
Data 28.09.2025
Aktuale
- Policia e Berlinit arreston me dhunë protestues pro Palestinës
- Fenomeni shqetësues i tradhtisë: Si studentet shqiptare po shkatërrojnë familjet e martuara
- Në Shkup u shënua Dita e Boshnjakëve! Mickoski: Nuk ka komunitete të mëdha e të vogla, të gjithë jemi një
- Mexhiti: Shëndeti është pasuria jonë më e çmuar, kujdesi për të duhet të jetë prioritet
- Fatmir Limani takime mobilizuese me diasporën kërçovare në Zvicër dhe Gjermani
- Pesë nxënës të helmuar nga ushqimi pasi hëngrën në dyqanin e sanduiçëve pranë shkollës
- Bashkimi kombëtar: Një iluzion apo realitet i mundshëm për Shqipërinë dhe Kosovën?
- Ishte dëbuar për 10 vite nga Italia, shqiptari i dënuar për trafik droge rikthehet fshehurazi nga Kroacia! 32-vjeçari riarrestohet dhe burgoset