Një ditë pas sherrit mes armë zjarri mes kunetërve në Kombinat të Tiranës, policia ka vënë në pranga edhe 54-vjeçarin që mbeti i plagosur, pasi u qëllua me pistoletë nga kunati i tij 41-vjeçari, Misir Trushi. Ky i fundit u arrestua dje 27 shtator.
Ndërkohë 54-vjeçari Genci Mullaymeri, që u plagos dje, u arrestua sot (28 shtator). 54-vjeçari u shtrua dje në spital për shkak të plagëve të marra.
Genci Mullaymeri ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se pak më parë sherrit me kunatin, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu policia njofton se vijon punën për kapjen e të riut N.S (nip i 41-vjeçarit Misir Trushi), i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasit M. T., 41 vjeç, dhe G. M., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Llambi Bonata”, në banesën e 54-vjeçarit, shtetasi M. T., pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., i cili dyshohet se pak më parë kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Vijon ende puna për kapjen e shtetasit N. S. (nip i shtetasit M. T.), i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes. Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.