Nga Aleanca Kombëtare për Integrim, në një konferencë për media, kanë deklaruar se nga 250 milionë euro kredi hungareze, kompanitë shqiptare kanë fituar pothuajse zero denarë.
“Ky nuk është vetëm diskriminim i rëndë ekonomik, por edhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj mijëra familjeve shqiptare që mbajnë bukën e gojës duke punuar në këto kompani të përjashtuara.
Këto fonde, fillimisht të paraqitura si “para kineze” dhe më pas si “kredi hungareze”, u dedikuan për “kompanitë vendore”. Por sot është e qartë se asnjë kompani shqiptare nuk është përfshirë. Ndërsa shqiptarët paguajnë taksa në buxhetin e shtetit, të njëjtit përjashtohen nga benefitet shtetërore. Ky është diskriminim i pastër, i organizuar dhe i qëllimshëm.
Skandali thellohet edhe më shumë kur Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut, e cila ka menaxhuar këtë proces, fsheh emrat e kompanive përfitues duke u justifikuar me “sekret bankar”. Por këto janë para publike – pra, paratë e qytetarëve – dhe transparenca nuk është luks, por obligim ligjor. Vetë Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupcionit (KSHPK) ka kërkuar publikisht transparencë të menjëhershme të listës së kompanive përfitues.
Kjo nuk është vetëm padrejtësi ndaj bizneseve shqiptare, por edhe ndaj punëtorëve të tyre, prindërve dhe familjeve që mbahen me ato paga. Çdo kompani e përjashtuar do të thotë dhjetëra e qindra familje shqiptare të dëmtuara, të cilave u mohohet e drejta për të përfituar nga resurset që vetë i financojnë me tatimet e tyre.
Aleanca Kombëtare për Integrim kërkon urgjentisht:
Publikimin pa vonesë të listës së plotë të kompanive përfitues.
• e drejtë dhe proporcionale të kompanive shqiptare në çdo fond publik për zhvillim ekonomik.
• Ndërprerjen e menjëhershme të praktikave diskriminuese që dëmtojnë jo vetëm shqiptarët, por edhe stabilitetin dhe zhvillimin e drejtë të Maqedonisë së Veriut.
Njëkohësisht, kërkojmë përgjigje dhe përgjegjësi publike nga Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti dhe Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi: ku kanë përfunduar këto para? A është ky diskriminim ekonomik pjesë e një konspiracioni më të gjerë për të mbështetur oligarkinë maqedonase që punon për defaktorizimin e shqiptarëve?
Shqiptarët nuk do të lejojnë që paratë e tyre, të paguara si taksa ndaj shtetit, të përdoren për të forcuar vetëm kompanitë e një etnie, ndërsa ata vetë dhe familjet e tyre të mbeten të përjashtuar. Ky turp nuk mund të fshihet me “sekrete bankare” dhe mashtrime propagandistike”, ka deklaruar Arbër Ademi, përfaqësues i AKI-së
Data 28.09.2025
Aktuale
- Fatmir Limani takime mobilizuese me diasporën kërçovare në Zvicër dhe Gjermani
- Pesë nxënës të helmuar nga ushqimi pasi hëngrën në dyqanin e sanduiçëve pranë shkollës
- Bashkimi kombëtar: Një iluzion apo realitet i mundshëm për Shqipërinë dhe Kosovën?
- Ishte dëbuar për 10 vite nga Italia, shqiptari i dënuar për trafik droge rikthehet fshehurazi nga Kroacia! 32-vjeçari riarrestohet dhe burgoset
- (VIDEO) Nga mesnata fillon zyrtarisht fushata zgjedhore
- Tre të vrarë dhe të paktën 8 të plagosur nga të shtënat në SHBA, autori qëlloi nga varka në breg dhe…
- Çfarë fshihet pas shëndetit të Vladimir Putinit?