Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike në doza.
Gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeçarit me iniciale A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.
48 vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Njoftimi i policisë Tiranë
Shiste doza kokaine dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.
Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, se një shtetas posedonte sende të jashtëligjshme në banesën e tij, kanë organizuar punën me qëllim dokumentimin e rastit.
Gjatë kontrollit të banesës të shtetasit A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi i shtetasit A. B., 48 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.