Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, u takua me ish-Presidentin e Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani
Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, u takua me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u theksua respekti i ndërsjellë dhe lidhjet e vazhdueshme mes personaliteteve akademike dhe Universitetit të Tetovës.
Universiteti i Tetovës e vlerëson lart figurën dhe kontributin e Prof. Dr. Rexhep Meidanit në jetën akademike e publike dhe e konsideron nder të veçantë këtë takim. Rektori ynë, shprehu mirënjohjen ndaj Prof. Dr. Meidanit për mbështetjen që ai i ka dhënë kauzës së Universitetit të Tetovës që në vitet e para të themelimit, si dhe angazhimin e kuadrove arsimore e shkencore nga Shqipëria në mbarëvajtjen dhe zhvillimin institucional të UT-së.
Të dyja palët shprehën gatishmërinë që këto takime dhe bashkëpunime të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Data 15.11.2025
Aktuale
- Rrahje në Bogovinë: 53-vjeçarja raporton se është sulmuar fizikisht nga vëllai gruas së djalit
- Rrahje për parcelat në Pallçisht të Poshtëm: 81-vjeçari raporton se është sulmuar fizikisht nga 40-vjeçari
- Kallas: Nëse duam paqe, duhet të përgatitemi për luftë
- Rusia godet Kievin me sulm gjatë natës ndërsa luftimet intensifikohen në Pokrovsk
- Rreth 8600 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal në QKMF-në e Prishtinës, kush rrezikohet më shumë?
- Misteri i zhdukjes së serbëve nga Kosova në rrugën për në Novi Sad
- EMRAT/ U konfliktuan për motive të dobëta, arrestohen dy të rinjtë që plagosën me thikë 39-vjeçarin nga Mali i Zi në Vlorë
- VLEN: BDI është e fundit që duhet të flasë për BE-në




