Me muzikë, buzëqeshje dhe një atmosferë familjare, sot në Shkup u mbajt pikniku i njëmbëdhjetë humanitar i punonjësve të kompanisë ‘Alkaloid’, nën patronazhin e Fondacionit ‘Trajçe Mukaetov’. Ngjarja u zhvillua në kompleksin ‘Potkovica’ në lagjen Hipodrom dhe u shndërrua në një ditë të veçantë jo vetëm për punonjësit dhe familjet e tyre, por edhe për komunitetin. Përveç argëtimit dhe shoqërimit, pikniku kishte edhe një dimension human, pasi ‘Alkaloid’ i dhuroi një donacion të rëndësishëm prej rreth 1.8 milion denarë Kryqit të Kuq.
Në këtë rast, drejtori i përgjithshëm/Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Alkaloid dhe President i Fondacionit, Trajce Mukaetov tha se Humanizmi është forca që i ngre njerëzit lart, dhe këtë vit i vizualizuar përmes simbolikës së një tullumbace me ajër të nxehtë, të ilustruar në bluza të dizenjuara posaçërisht për këtë rast, përmes të cilave punonjësit e Alkaloid, anëtarët e familjeve të tyre dhe/ose miqtë e tyre mblodhën rreth 1.8 milion denarë, të cilët do t’i dhurohen Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe do të përdoren për të mbështetur shërbimet sociale për të moshuarit.
Zivko Mukaetov, Drejtor i Përgjithshëm i Alkaloid
“Të moshuarit, mençuria dhe përvoja jetësore e të cilëve meritojnë respekt, vëmendje dhe mbështetje, janë një pjesë e vlefshme e shoqërisë. Me ndihmën tonë në aktivitetet dhe iniciativat e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit që synojnë shërbime sociale për njerëzit në moshën e tretë, ne besojmë se së bashku mund të krijojmë kushte që pleqëria të jetë një periudhë e mbushur me dinjitet, siguri dhe ngrohtësi njerëzore. Humaniteti është forca që i ngre njerëzit lart, dhe kjo është arsyeja pse përmes kësaj mbështetjeje duam t’i ndihmojmë të moshuarit të ngrihen mbi sfidat dhe të kenë një jetë më të përmbushur dhe cilësore”.
Ndërkaq, Sekretarja e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva-Paunovska, falënderoi për mbështetjen dhe solidaritetin duke shtuar se një nga msisonet e tyre është që t’i ndihmojë njerëzit në moshën e tretë të kenë një pleqëri dinjitoze.
Suzana Tuneva-Paunovska , Sekretarja e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit (KKQ)
“Përmes vizitave në shtëpi, pajisjes së butonit të emergjencës, transportit mjekësor dhe përmes qendrave ditore për plakjen aktive, ne u ofrojmë atyre mbështetje, siguri dhe kujdes të përshtatshëm. Megjithatë, ky mision i yni nuk mund të realizohej pa partnerë të fortë dhe të përkushtuar. Me ‘Alkaloid’ e dimë se nuk jemi vetëm – mbështetja e tyre na lejon të vazhdojmë me guxim dhe energji më të madhe dhe të realizojmë më shumë aktivitete, veprime dhe iniciativa. Së bashku mund të bëjmë më shumë!”.
Kompania ka krijuar një partneritet të gjatë humanitar me Kryqin e Kuq, duke mbështetur këtë organizatë humanitare si në fushën e aktiviteteve sociale dhe humanitare dhe përballimin e krizave dhe fatkeqësive, ashtu edhe në fushën e dhurimit të gjakut. Kujtojmë se Pikniku i parë humanitar i “Alkaloid” nën patronazhin e Fondacionit “Trajçe Mukaetov” u mbajt më 3 shtator 2011.
Anida Murati /SHENJA/