Të hënën fillon zyrtarisht fushata zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e pavarur që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në këto zgjedhje tashmë kanë nënshkruar një Kod Sjelljeje që garanton zhvillimin e një procesi zgjedhor të ndershëm, të lirë dhe demokratik. Përmes këtij kodi, ata zotohen të mos ushtrojnë presion ndaj administratës publike dhe të përmbahen nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës.
Gjithashtu, në ambientet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pritet që pjesëmarrësit të nënshkruajnë zyrtarisht këtë kod sjelljeje si një akt simbolik dhe juridik për angazhimin ndaj standardeve demokratike.
Më 19 tetor, qytetarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave, të cilët do të shërbejnë për një mandat katërvjeçar.