Organizata sindikale e prokurorive në vend paralajmëron se ndodhet në prag të kolapsit të plotë. Ata pretendojnë se puna e tyre nënvlerësohet, pagat janë të ulëta, dhe për shkak të gjithë kësaj përballen me largim të vazhdueshëm të stafit. Në një njoftim me shkrim, ata theksojnë se pika e ndritshme është ligji i ri për shërbimin e prokurorisë publike, i cili është në proces përgatitjeje, por gjithashtu theksojnë se as ai nuk përmban elementët kyç. Sindikata e punonjësve të prokurorive në gjithë vendin vendos tre kërkesa kryesore – pjesëmarrje e detyrueshme në negociatat për këtë ligj, miratimi i projektligjit të përgatitur nga grupi punues dhe rritja e pagave si dhe rregullimi i të gjitha elementëve në marrëdhënien e punës. Ata gjithashtu bëjnë thirrje që ligji për shërbimin e prokurorisë publike të miratohet pa shtyrje, me përgatitje urgjente të akteve nënligjore dhe heqjen e barrierave për fuqizimin e stafit të shërbimeve. /Alsat.mk
Data 27.09.2025
Aktuale
- Naser Selmani: Politika e Vuçiqit frymëzon nacionalizmin maqedonas
- (VIDEO) Pikniku i njëmbëdhjetë humanitar i kompanisë ‘Alkaloid’
- (VIDEO) Taravari: VLEN-i nuk ka fuqi vendimarrëse
- Ben Blushi, personazhi K. M. dhe shteti i Palestinës
- Sondazhi i ri: Ja si qëndrojnë partitë politike në Maqedoni
- EMRAT/ Goditja e organizatës shqiptare në Greqi, “koka e grupit” me të shkuar kriminale! Kush janë të arrestuarit dhe si ishin ndarë detyrat brenda bandës së drogës
- Arrinin fitime deri në 8 milionë euro, shkatërrohet organizata e drogës në Greqi, arrestohen 5 shqiptarë! Sekuestrohen mbi 1 ton kanabis dhe armë
- Të hënën fillon fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut