Policia e Krujës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 1 gusht 2025, ku një i mitur u rrëmbye dhe u dhunua për motive të dobëta në aksin rrugor “Fushë Krujë – Vorë”.
Pas hetimeve të thelluara dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, janë arrestuar shtetasit E.K., 33 vjeç, dhe D.K., 22 vjeç, të dy nga Kruja. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E.K. dhe A.Z., të dy të dyshuar si bashkëpunëtorë në ngjarje.
Sipas Policisë, pas një konflikti, të dy të arrestuarit i kanë hequr padrejtësisht lirinë të miturit, ndërsa më pas, personat në kërkim e kanë dhunuar atë dhe dy persona të tjerë që e shoqëronin (22 dhe 36 vjeç), me qëllim që të tërhiqnin kallëzimin në Polici.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 01.08.2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Vorë”.
Identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët për motive të dobëta i hoqën lirinë padrejtësisht një shtetasi të mitur.
Shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 01.08.2025, pas komunikimit me Prokurorin, bënë ndalimin e shtetasve:
E. K., 33 vjeç dhe D. K., 22 vjeç, të dy banues në Krujë. Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K. dhe A. Z.
Gjatë hetimeve rezultoi se dy të arrestuarit, pas një konflikti për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë një shtetasi të mitur.
Më tej, pas kallëzimit, shtetasit E. K. dhe A. Z. (në kërkim), kanë goditur me grushte shtetasin e mitur, si edhe një 22-vjeçar dhe një 36-vjeçar (të cilët e shoqëronin të miturin), me qëllim që ata të tërhiqnin kallëzimin.
Punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.