Panorama.al ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë me pasojë vdekje që u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat–Poliçan, pranë fshatit Vodicë.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit, Endri Vrushaj, 34 vjeç, banues në lagjen “Vakëf” në Berat.
Ndërkohë dy pasagjerët, Alban Elezi 36-vjeç dhe Gisi Shehu, i njohur edhe si Kristi Greku, 37 vjeç, të dy banues në lagjen “Barrikadë”, mbetën të plagosur rëndë.
Të lënduarit u transportuan fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit dhe më pas u dërguan me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, për shkak të gjendjes së tyre kritike.
Aksidenti ndodhi kur automjet tip Porsche, që udhëtonte në drejtim të Beratit, devijoi nga rruga dhe ka ra nga ura në një përrua.