Një aksident tragjik ka ndodhur në Pejë, ku dyshohet se i vdekur ka mbetur Eldion Kelmendi, vëllai i reperit, Gjesti.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë u përplas me një motor me katër rrota, duke lënë një person të vdekur dhe një tjetër të lënduar rëndë.
Mësohet se i lënduari, me inicialet K.B, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke u operuar në spitalin e Pejës.
“Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin tonë, përkatësisht afër fshatit Qungur ku nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend vëllau i Gjestit, Eldion Kelmendi. Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe një banorë i fshatit tonë i cili ishte i përfshirë në këtë aksident, dhe tani ndodhet në spitalin e Pejës. Ngushëllime familjes Kelmendi nga Pavlani për këtë tragjedi të madhe!”, thuhet në njoftimin e fshatit.