Mbi 800 pjesëmarrës nga shteti, por edhe nga vendet tjera të rajonit dhe Evropës do të marrin pjesë në Samitin digjital i cili do të mbahet në Shkup më 1 dhe 2 tetor, në Muzeun e artit bashkëkohor, ndërsa në të cilën tema kryesore do të jenë siguria kibernetike dhe shërbimet digjitale, por do të flitet edhe për inteligjencën artificiale.
Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski duke qenë i ftuar në Radion e Maqedonisë, theksoi se këtë vit samiti është pak më i riorganizuar, me atë që më parë ishte vetëm për zyrtarë dhe anëtarë të qeverive, tani edhe qytetarët, sektori i biznesit, universitetet, do të mund të marrin pjesë dhe t’i dëgjojnë pjesëmarrësit të cilët janë ftuar në samit.
“Interesin kryesor do ta vendosim në sigurinë kibernetike, tre panele do të përkushtohen në të, sepse kemi interesim të madh edhe nga pjesëmarrësit edhe nga panelistët. Pastaj, shërbimet digjitale, do ta prezantojmë siç premtova super aplikacionin celular të Maqedonisë, gjithsesi do të bisedojmë për portofolin digjital. identitetin digjital, interoperabilitetin, shërbimet e reja, lidhshmërinë e institucioneve, inovacionet, inteligjencën artificiale etj”, tha ministri i Transformimit Digjital”, kumtoi Ministria për Transformim Digjital.
Lidhur me promovimin e ngjarjes, Andonovski përmendi se të gjitha panelet dhe ceremonia e hapjes, si dhe fjalimi i kryeministrit Hristijan Mickoski dhe fjalimi i tij, do të transmetohen në mënyrë digjitale në rrjetet sociale.
“Të gjithë të interesuarit që nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ngjarje do të mund ta ndjekin atë në rrjetet sociale, mendoj se do të jetë një ngjarje e shkëlqyer”, përfundoi Andonovski, thuhet në kumtesë.