Ramadan Ramadani
Me e kqyr hollë e hollë dyja taboret politike kryesore shqiptare ne Maqedoninë e Veriut kanë shumë mangësi dhe hendikepe e duken si në proverbin me deven kur e kanë pyetur se pse e ka qafën e shtrëmbërt e deveja u është përgjigjur pse çka po shifni të drejtë tek unë e po pyetni për qafën?! Por, ne në dy analiza në vijim do e zgjedhim nga një hendikep për secilën nga VLEN dhe AKI, e nëse diçka ne ia qëllojmë, ata kanë kohë ende të i përmirësojnë. Pasi fushata zyrtarisht henez ka nisur.
VLEN vjen e para sepse është në pushtet dhe nuk është e ngratë sa me na dhimbsur për analizë e shqyrtim. VLEN-it në shiqim të parë mund ti rradhiten shumë dijagnoza dhe hendikepe, disa prej tyre mund të jenë simptome të rrejshme e mund të mos ia qëllojmë, por një hendikep qartë dallohet, sidomos tash si ka nis fushata: VLEN është koncentruar për zgjedhje lokale dhe insiston në fjalë dhe vepra lokale ndonëse shumë, gati në baza ditore, është e provokuar të fol edhe për çështje kombëtare e disa herë edhe rajonale dhe ndërkombëtare. Ndonëse thamë se insistojnë në fjalë dhe tema lokale në garën për zgjedhje lokale edhe një gjë tjetër të ata vërehet qartë: se aty ka liderë, njerëz, përkrahës dhe aktivistë me vner, që mezi përmbahen mos ta hjekin kokën e groshës e të ja nisin rrafall përgjigjeve edhe për krejt ato llafe dhe llagabe kombëtare që ju thuhen atyre!
Me krejt insistimin, punën, projektet, sakrificën dhe përmbajtjen e deritanishme VLEN duket se do vazdoje në theksin lokal për këto zgjedhje lokale. Dhe mund të duket paradoksalisht, por kjo mund të dale strategjia më fitimprurëse politike për ta në këtë momentum politik. Edhe për vet ata të VLEN-it e edhe për qytetarët, pasi njëmend këto janë zgjedhje lokale dhe suksesi do matet me asfallt, ujë e kanalle, që fatkeqësisht ende ju mungojnë shumë komunave. Duket se VLEN vetëm me shtim të sabrit, insistimit dhe përkufizimin strikt në tema lokale për këto zgjedhje lokale mund të arrijë sukses të hatashëm dhe hendikepin e mangësinë ta ktheje në mundësi e përparësi. Si në atë tregimin tejkohor për xhudistin e ri:…