Komisioni i Hifzit pranë Myftinisë së Shkupit realizoi seancën e fundit të dëgjimit të kandidatit për hafiz, Hamza Abazi, duke përmbyllur me sukses procesin e tij të memorizimit të plotë të Kur’anit Famëlartë.
Seancat e dëgjimit u zhvilluan në ambientet e xhamisë “Duqanxhik”, përpara anëtarëve të komisionit të hifzit, në praninë e hoxhallarëve, xhematlinjve dhe mysafirëve të shumtë, të cilët përshëndetën dhe përkrahën këtë arritje të veçantë.
Në emër të Myftiut të Shkupit, përgjegjësi i Institutit të Hifzit “Hafiz Ismail Efendiu”, hfz. Xhemail ef. Nuhiju, mbajti një fjalë rasti ku përgëzoi hafizin dhe muhafizin për përkushtimin e treguar gjatë këtij rrugëtimi të shenjtë. Ai shprehu mirënjohje për sakrificën dhe përkrahjen e familjes së hafizit, duke i uruar atij sukses të mëtutjeshëm dhe shëndet të plotë.
Komisioni i Hifzit përbëhej nga: Hfz. Xhemail ef. Nuhiju, hfz. Xhelil ef. Shabani, hfz. Isa ef. Bekteshi.
Hafizi Hamza Abazi e përfundoi hifzin nën kujdesin e muhafizit të tij, hfz. Abdulkerim ef. Ebibi.