Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Evropian, Zejd Rexhepi në një konferencë për media në Kuvend, tha se Maqedonia është shtet i paradokseve, ku gjykata kushtetuese voton kundër gjykatës kushtetuese, ku qeveria është kundër kushtetutës dhe ligjeve.
“Sot apo dje e kuptuam edhe deklaratën e kryeministrit i cili para disa ditëve deklaroi se disa gjykatës dhe prokurorë janë të kapur nga zyrat e Bihaçkës dhe Reçicës së Vogël. Shumë e qartë! Por këtë do e komentoj ndryshe. Nëse disa qenkan të kapur nga këto dy qendrat atëherë i bie se të gjithë tjerët prokurorë dhe gjykatës janë të kapur nga Pallati i Bardhë i VMRO-së”, tha Rexhepi.
Ai tha se arsyetimi i gjykatësve ishte skandaloz, mbi gjitha arsyetimi i gjykatëses Kacarska.
“Ky arsyetim i tyre, më të vërtet le t’ju qëndroje në turpin e tyre sepse kjo qeveri po vazhdon të dëshmojë se intencën e ka de-shqiptarizimin e vendit, intencën e ka uljen e fuqisë politike të shqiptarëve, përbuzjen e mërgatës shqiptare, intenca e tyre është që me çdo kusht ky shtet të jetë monoetnik maqedonas dhe pastaj mund të vijnë të tjerët me radhë”, u shpreh Rexhepi, raporton SHENJA.
Data 05.02.2026
Aktuale
- Vrasja e Nezir dhe Gentjan Beqirit në 2012-ën, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan
- Studentët shqiptarë të juridikut paralajmërojnë protesta për provimin në shqip të jurisprudencës
- (VIDEO) Tragjedia e diskotekës, dëshmi rrëqethëse nga zjarrfikësit, gjetëm njerëz të djegur në karrige
- (VIDEO) Kandidaturat për kryeprokurorin ende nuk kanë arritur në këshill
- GJKKO dënon tre persona për ndikim të paligjshëm mbi zyrtarë të drejtësisë! SPAK zbuloi marrje parash dhe ndërhyrje te vendimet për masa sigurie (EMRAT)
- VLEN siguron shumicën në Këshillin Komunal të Sarajit, kalojnë pikat e rendit të ditës
- VIDEO/ Del pas rreth dy orësh nga SPAK kryebashkiaku socialist i Gjirokastrës, Flamur Golemi: Dhashë deklaratë si person në dijeni për një çështje që ka të bëjë me bashkinë
- Universiteti si universitas– Nga telos në teknokraci


