Më 24 shtator 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Autoritetet në Kosovë kërkojnë ekstradimin e tij në Serbi. Radoiçiq gjendet në Beograd dhe sipas autoriteteve serbe ai duhet të paraqitet dy herë në muaj.