Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se koalicioni AKI sonte në Tetovë ka hapur shtabin zgjedhor.
Ai ka deklaruar se bashkimi I tyre është një garanci se askush nuk mund t’i ndalë ata.
“Sot në Tetovë u hap me madhështi shtabi ynë zgjedhor, duke shënuar një hap të rëndësishëm në plebishitin historik që kemi përpara. Ky mobilizim i jashtëzakonshëm është dëshmi se shqiptarët janë të bashkuar, të vendosur dhe të gatshëm të mbrojnë dinjitetin, barazinë dhe të ardhmen evropiane të vendit.
Bashkimi i forcave politike në këtë aleancë është përgjigjja jonë më e fortë ndaj sfidave që na i servirin “patriotët e vonuar”. Ne e dimë se rruga jonë nuk është e lehtë, por bashkimi ynë është garanci se askush nuk mund të na ndalë.
Ky plebishit nuk është për një parti, as për një individ, por për të gjithë shqiptarët dhe për vendin tone”, ka deklaruar Ahmeti nga Tetova.
Data 05.02.2026
Aktuale
- Mickoski: “Safe City” po jep rezultate – nuk ka kompromis në vozitje pa patentë, duhet të ketë rend
- Aksion i madh policor për marihuanë në Ohis
- Ulet numri i të prekurve me grip në Maqedoni
- AOGJSH dhe Qeveria u dakorduan! Pagat do të rriten me nga 8% në tre vitet e ardhshme
- Arrestohet një 42-vjeçar nga RMV, refuzoi t’i nënshtrohej kontrollit policor shqiptar në Bllatë
- BDI Izetin e deshti “qiraxhi”, ai u bë me tre shpij?
- Mickoski për Agjendën Reformuese: Disa reforma nuk do të realizohen për shkaqe objektive, i kemi njoftuar ndërkombëtarët
- Aksident në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina! Shoqërohet drejtuesi i automjetit


