Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në shtëpinë e tij, në lagjen nr. 12., në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima nuk e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë.
Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë sapo është zbuluar nga policia, e cila ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë dhe kapjen e autorit.
Deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës, por pritet që policia e Durrësit të dalë me një njoftim për shtyp për ngjarjen.