EDS hapi zyrtarisht zyrat e saj të reja në Shkup, me një ceremoni që tërhoqi një numër të madh të ftuarish nga komunita biznesore, klientë të kompanisë dhe media. Ngjarja shënon një fillesë të rëndësishme për kompaninë, e cila është pjesë e grupit lider të energjisë PPC në Evropën Juglindore.
Kryedrejtori ekzekutiv i EDS, Aleksandar Sargjovski, në fjalimin e tij theksoi se vitet e kaluara EDS ka treguar se për klientët e saj është më shumë sesa thjesht një furnizues me energji elektrike dhe se si kompani ka kapacitetin për të qenë një partner i vërtetë dhe i besueshëm.
“Hapësira e re biznesore që e hapim sot me ceremoni është pikërisht dëshmi e përgatitjes sonë për atë ‘më shumë’. Ajo nuk është thjesht një hapësirë pune – por një hapësirë për ide, për inovacion dhe për energji të përbashkët. Për punonjësit tanë ajo është një ambient frymëzues; për partnerët dhe klientët tanë – një vend ku gjithmonë do të gjejnë profesionalizëm, siguri dhe mbështetje. Historia e EDS sot është pjesë e një historie shumë më të madhe. Si pjesë e grupit PPC, kompania më e madhe e energjisë në Evropën Juglindore, ne e kombinojmë ekspertizën tonë lokale me fuqinë dhe vizionin rajonal. Kjo na mundëson të ndërtojmë të ardhmen më të sigurt, më të fortë dhe me shumë më tepër burime dhe njohuri pas nesh”, theksoi Sargjovski në fjalimin e tij duke shtuar se EDS do të mbetet një kompani e orientuar nga klienti, duke krijuar zgjidhje sipas nevojave specifike të bizneseve.
Me rastin e hapjes së zyrave të reja të EDS, pjesë e ngjarjes ishte edhe Zëvendëskryedrejtori ekzekutiv i PPC, Xhorx Karakusis, i cili theksoi rolin rajonal të kompanisë, e cila aktualisht disponon një kapacitet energjetik prej 12.5 GW dhe u shërben më shumë se 8.8 milion konsumatorëve.
“EDS ndan filozofinë e PPC – të ofrojë vlerë, stabilitet dhe efikasitet për bizneset e të gjitha segmenteve. Kjo ngjarje është një pikë kthese e rëndësishme, por edhe një hap drejt ambicioneve më të mëdha. PPC do të vazhdojë të mbështesë rritjen e EDS dhe përkushtimin e tyre për të sjellë zgjidhje inovative të energjisë për kompanitë në vend”, theksoi zëvendëskryedrejtori ekzekutiv i PPC për shitjet, Xhorx Karakusis.
Në mesin e numrit të madh të të ftuarve ishte edhe ish-drejtori ekzekutiv i EDS, i cili tani është Drejtor Kryesor për e-mobilitet në PPC Group, Miltiadis N. Babilis.
Me hapjen e zyrave të reja, EDS forcon më tej kapacitetin e saj për të ofruar zgjidhje inovative për furnizimin me energji elektrike, tarifa të përshtatura sipas nevojave të kompanive dhe shërbime që mbështesin të ardhmen e qëndrueshme të klientëve të saj.










