Kryetari i komunës Butel, Darko Kostovski, ka vizituar me një shkas të mirë fshatin Luboten.
“PO I RINDËRTOJMË DY RRUGËT KRYESORE NË LUBOTEN, NUK JANË PREKUR QË NGA VITI 1998!
Le të jetë i hajrit fillimi i dy projekteve të reja kapitale në Luboten.
Po fillojmë me rindërtimin e dy rrugëve kryesore, një pjesë të rrugës 1 dhe një pjesë të rrugës 3.
Sot në Luboten, premtimi i dhënë të gjithë qytetarëve filloi të realizohet.
Po realizojmë një kërkesë dekadash, s’ka më qytetarë të harruar të komunës së Butelit
Rruga 1 është rruga kryesore që kalon pranë shkollës fillore dhe nuk është rindërtuar fare që nga viti 1999 deri më sot.
Në periudhën e kaluar, u asfaltuan disa rrugë që u përfshinë në fazën e parë, dhe vazhdojmë me rindërtimin në ditët në vijim”, ka deklaruar Kostovski gjatë takimit me qytetarët.
Ai ka paralajmëruar edhe projekte të reja në këtë fshat, si ujësjellësin e fshatit, i cili do të promovohet gjatë vizitës së shpejtë të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të transportit Aleksandar Nikollovski në Luboten.
“Së shpejti do të fillojmë edhe rindërtimin e një pjese të rrugës 3.
Rrjeti rrugor në të gjitha vendbanimet po përmirësohet, dhe përparësi u është dhënë atyre vendeve ku nuk ka pasur kurrë asfalt më parë.
Ofensiva e ndërtimit po zhvillohet me dinamikë të fortë.
Zhvillim i barabartë dhe i balancuar i të gjitha vendbanimeve”, ka shtuar Kostovski.
Videon nga vizita e Kostoskit në Luboten dhe mikpritj e banorëve shikojeni në këtë LINK.
https://www.facebook.com/reel/4018439705040407/