Edhe pse ende nuk ka nisur fushata për zgjedhjet lokale, kjo nuk vërehet aspak, pasi partitë dhe kandidatët e tyre, çdo ditë shihen në terren, duke takuar qyetatarë, duke mbajtur konferenca për media, madje edhe duke endur nëpër konake të ndryshme.
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka takuar pensionistët e kësaj komune, nga ku tha se, nëse ai do të marrë besimin e qytetarve, komuna do të jetë partere e të gjitha shoqatave të pensionistëve dhe do t’i mbështesë në të gjitha iniciativat e tyre.
IZET MEXHITI, KANDIDAT I VLEN PËR KOMUNËN E ÇAIRIT
“Pensionistët nuk kanë vetëm nevojë për mbështetje financiare, ata meritojnë edhe një jetë sociale aktive dhe cilësore, prandaj si Komuna e Çairit do të investojmë në krijimin e përmbajtjeve të reja, programe dhe aktivitete që do të mundësojnë më shumë shoqërim, ngjarje kulturore dhe sportive, udhëtime dhe programe edukative”.
Nga ana tjetër, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka qendruar në lagjen Dizhon, ku edhe ai ka takuar një pensionistë, gjegjësishtë, ish mësuesin, Musa Jakupi. “Biseduam gjatë për gjithçka që e rëndon jetën e përditshme: kaosin urban, mungesën e parkingjeve, mungesën e planifikimit, shkollimin, por edhe çështje politike që e kanë shoqëruar këtë lagje me dekada, ka bërë të ditur Osmani, duke shpërndarë edhe një video në rrjetet sociale.
Aktivitetet për para-fushatën nuk kanë munguar as edhe nga kandidtët për komunën e Sarajit. Kandidati i AKI-së, Blerand Ramadani, ka ndjekur provat gjenerale të valltarëve të ansamblit “Drita e Dervenit”, të cilët do të marrin pjesë në një festival në Turqi.
“Komuna jonë do të qëndrojë gjithmonë në krah të tyre, duke i mbështetur fuqishëm këta ambasadorë të vërtetë të artit dhe kulturës shqiptare”, ka premtuar Ramadani.
E, kanidati i VLEN-it, Muhamet Elmazi, ka takuar fermerët që punojnë në këtë komun. Elmazi thotë se ç’do kategori e shoqërisë në Saraj, përfshirë edhe fermerët do ta ndjejnë nga afër pushtetin lokal!
Me anë të një video, kandidati dhe njëherësh kryetari aktual i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka përkujtuar qytetarët se çfarë ka bërë gjatë 4 viteve udhheqje me Tetovën.
Ndërkaq, kandidati i AKI-së, Bajram Rexhepi, përveq takimeve me banorët e Tetovës, ka zhvilluar takim me Misionin e OSCE-ODIHR në Maqedoninë e Veriut.
Ngjajshëm kanë vepruar edhe kandidatët për të gjitha komunat në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë edhe ata kandidatë që janë të pavarur.
Samir Mustafa /SHENJA/