Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi pagën mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut për korrikun e vitit 2025.
Sipas shifrave të publikuara, paga mesatare neto e paguar ishte 45.276 denarë, ndërsa paga bruto arriti në 68.102 denarë. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ka pasur një rritje të pagave, e cila është për shkak të rritjeve në disa sektorë kyç.
“Në korrik të vitit 2025, paga mesatare neto mujore e paguar ishte 45.276 denarë, ndërsa paga mesatare bruto mujore e paguar ishte 68.102 denarë”, njoftojnë nga ESHS.
Në korrik 2025, krahasuar me korrikun 2024, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës është 10.5% më e lartë.
Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto për punonjës në sektorët: Aktivitete administrative dhe shërbimesh mbështetëse për 16.5%, Arsim për 15.0% dhe Aktivitete shëndetësore dhe të punës sociale për 14.8%.
Një rënie e pagës mesatare mujore neto për punonjës, krahasuar me muajin e kaluar, u regjistrua në sektorët: Aktivitete financiare dhe sigurime për 4.0%, Miniera dhe gurore për 3.3% dhe Informacion dhe komunikim për 3.0%.
Data 06.02.2026
Aktuale
- Dy persona nga Kumanova vozitën pa leje, policia ua sekuestron makinat
- Gazeta turke: Edi Rama, një kloun antipatik!
- Vetting: Misteri i transfertave financiare, “Thinking Machines Lab” dhe dyshimet për abuzime me aktin normativ! Si u “përlanë” 10 mln USD pa debat në Kuvend
- Mickoski: “Safe City” po jep rezultate – nuk ka kompromis në vozitje pa patentë, duhet të ketë rend
- Aksion i madh policor për marihuanë në Ohis
- Ulet numri i të prekurve me grip në Maqedoni
- AOGJSH dhe Qeveria u dakorduan! Pagat do të rriten me nga 8% në tre vitet e ardhshme
- Arrestohet një 42-vjeçar nga RMV, refuzoi t’i nënshtrohej kontrollit policor shqiptar në Bllatë


