Zgjedhjet lokale po shndërrohen në fushatë për zgjedhjet parlamentare. Deklaratatë të një dite më parë të kandidatit nga koaliconi VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, i cili tha se kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Çairit, Bujar Osmani, nuk e ka mendjen për Çairin, por tek qeveria, i ka komentuar sot Osmani. Ai publikisht ka sfiduar Mexhitin, që siç tha, të bëhet betim ligjor që nuk do ta lëshojnë pozicionin e kryetarit të komunës deri në fund të mandatit.
BUJAR OSMANI, KANDIDATI I AKI-SË, PËR KOMUNËN E ÇAIRIT
“Unë nuk e kam Çairin plan B ose plan rezervë, për shkak se unë shtëpi tjetër jashtë Çairit nuk kam, unë jetoj Çair, rri në Çair, fëmijët e mi janë rritur në Çair dhe Identiteti im është Çairi. Çdo memorie e jetës time e hidhur apo e lumtur lidhet me Çairin. Kam futur gjithë kapitalin tim politik dhe profesional si kirurg në këtë betejë për Çairin. Për dallim nga oponenti im politik i cili sheh Çairin si plan rezervë. Nuk jep dorëheqje nga Qeveria me idenë nëse fitojmë mirë nëse nuk fitojë kthehem në Qeveri. Merr adresë fiktive në Çair, nëse fitoj mirë nëse jo kthehem në shtëpinë në komunë tjetër”.
Megjithatë, Osmani zotohet se nëse arrin të fitoj besimin e qytetarëve të Çairit, nuk do ta lëshojë pozicionin e kryetarit të komunës së Çairit për shkak se siç tha, atë e ka mision.
Kujtojmë se Osmani gjithashtu para disa ditëve tha se pas zgjedhjeve lokale, do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, gjë që kategorikisht u demantuar nga kryeministri, Hristijan Mickoski dhe zëvendësi i tij, Izet Mexhiti.
Samir Mustafa /SHENJA/