Më 21 shtator 2025, rreth orës 09:25, në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria B.Xh. (41) nga Republika e Shqipërisë.
Gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se ai figuronte me masën “Arresto” në bazë të kërkesës së Interpolit. Personi iu dorëzua nëpunësve policorë të Stacionit Policor Dibër për veprime të mëtejshme procedurale.TS