Kandidati i VLEN-it për komunë e Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot ka patur një takim me të rinjtë e Çairit, dhe me ata të cilët do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje.
“Sot pata një takim të veçantë me të rinjtë e Çairit, dhe me ata që këtë vjeshtë do të votojnë për herë të parë. Ishte mbresëlënëse të dëgjoja idetë dhe të shihja energjinë e tyre, sepse pikërisht ata janë forca që do ta ndryshojë dhe do ta udhëheqë Çairin në të ardhmen.
Më gëzoi pa masë fakti që Çairi ka një rini kaq të shëndosh, entuziaste dhe të edukuar mirë. Sepse kjo tregon që Çairi ka të ardhme. Po aq më gëzon fakti që rinia sot i ka të gjitha mundësitë, të cilat na kanë munguar neve dikur, si psh, universitetin “Nëna Terezë”, për të cilin kemi ndarë 40 milionë euro për kampusin e ri, si dhe projekte të tjera që u hapin dyer për arsim, sport, kulturë dhe argëtim.
Pikërisht për ta po realizojmë edhe investime tjera të mëdha si pishinat e reja të komunës, kompleksin modern sportiv të ngjashëm me atë të Boris Trajkovskit, qendrën rinore me bibliotekë moderne dhe fushat e shumta të lojërave.
Një tjetër prioritet është gjallërimi i Çarshisë së Vjetër, për ta kthyer atë në një hapësirë ku rinia mund të jetojë, të krijojë dhe të zhvillojë aktivitete kulturore e rekreative.
Besoj fuqimisht se këto investime do ta bëjnë Çairin një vend ku të rinjtë janë aktivë, të përfshirë dhe me mundësi reale për të realizuar ëndrrat e tyre, dhe për të jetuar ashtu siç e do dhe e meriton rinia.
Falemnderit që jeni me neve, me rrugën e fitorës, me rrugën që VLEN!”, ka shkruar Mexhiti.
Data 21.09.2025
Aktuale
- BDI: Shqiptarët i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre, VLEN është instrument në duart e Mickoskit
- Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia e njohin shtetin palestinezë
- (VIDEO) Osmani: Nuk do lejojmë që shqiptarët të bëhen monedhë e tregtisë! Mexhiti: Osmani e ka mendjen te qeveria
- Siljanovska do të marrë pjesë në Asamblenë e 80-të të Kombeve të Bashkuara
- Drejtori i Kadastrës: Ia morëm licencën 5 firmave gjeodezike
- Mickoski: Bëjmë plane për ditën pas zgjedhjeve, fitues do të jetë koalicioni i VMRO-së
- Mucunski uron Spiropalin për emërimin si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë
- Mexhiti në takim me të rinjtë: Faleminderit që jeni në rrugën e fitores!