Kandidati për kryetar komune nga koalicioni AKI, Bujar Osmani, në një konferencë për media shpalli betejën e tij të vendosur kundër bullizmit në shkolla, duke premtuar se Çairi do të bëhet komuna e parë në vend me një front sistematik dhe institucional kundër dhunës ndaj fëmijëve.
“Shkollat tona duhet të jenë tempuj të dijes dhe miqësisë, jo arena të frikës dhe përjashtimit. Nga Çairi do të dërgojmë një mesazh: Nuk tolerojmë bullizëm, nuk tolerojmë heshtje përballë padrejtësisë!”, deklaroi Osmani.
Ai paralajmëroi një ndryshim të plotë në mënyrën se si komuna do ta trajtojë problemin. Punëtori të rregullta për inteligjencën emocionale dhe empatinë, programe për aftësi digjitale, staf i shtuar psikologësh dhe pedagogësh në shkolla, si dhe një linjë anonime për raportim që do të jetë në dispozicion për çdo fëmijë. “Çdo fëmijë duhet ta dijë se ka kujt t’i drejtohet. Kjo është detyrimi im personal ndaj Çairit dhe ndaj së ardhmes,” theksoi Osmani.
Në këtë betejë ai do të përfshijë edhe prindërit, mësuesit, organizatat lokale, sportistët dhe artistët, duke krijuar, siç tha ai, “një mur bashkimi kundër dhunës”. “Nëse duam një komunitet të fortë, duhet të fillojmë me fëmijët tanë. T’u japim atyre siguri, mbështetje dhe shembull. Ky është themeli i çdo shoqërie me dinjitet,” nënvizoi ai.
Data 06.02.2026
Aktuale
- Rikonfirmimi i Abdixhikut: Një hap i rëndësishëm për stabilitetin politik në Kosovë
- Atentat i dështuar me eksploziv, 57-vjeçari pikas lëndën e dyshimtë në makinë dhe… Çfarë ndodhi në Sarandë
- Aksion i madh policor, sekuestrohen tonelata marihuanë në Maqedoni
- Skandali me 2800 tonë mbetjet e rrezikshme të “Kurum”, dalin para gjykatës 20 të arrestuarit! Pritet të njihen me masën e sigurisë
- BDI: Ministri i Drejtësisë po cenon rendin kushtetues dhe barazinë gjuhësore me përgjigjen e tij ndaj peticionit të studentëve
- LAMM: Mjegull në disa rrugë, nuk ka vonesa në pikat kufitare
- Banorët e Rrjollit kundërtshtojnë resortin ‘strategjik’, BIRN: Leja e ndërtimit pretendohet se është siguruar me dokumente të falsifikuara
- Hapet prucedurë për provimin e jurisprudencës që nuk jepet në gjuhën shqipe


