Nga policia kanë njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar 35 vjeçarin A.G nga fshati Kondovë të Shkupit, për shkak se i njejti, të njëjtën ditë rreth orës 09:00, në Kondovë, duke përdorur benzinë, kishte djegur automjetin “Mercedes” me targa të Shkupit, në pronësi të Sh. Gj. (51) nga i njëjti fshat.
“SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.G. për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal, ndërsa gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton SHENJA.