Aeroplanët polakë dhe të aleatëve janë ngritur herët të shtunën për të mbrojtur hapësirën ajrore polake pasi Rusia nisi sulmet ajrore që synonin Ukrainën perëndimore pranë kufirit me Poloninë, thanë forcat e armatosura polake, vend anëtar i NATO-s
“Aeroplanët polakë dhe të aleatëve po operojnë në hapësirën tonë ajrore, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar janë vendosur në gjendjen më të lartë të gatishmërisë”, ka thënë komanda operacionale në një postim në “X”.
Në orët e hershme, pothuajse e gjithë Ukraina ishte nën alarme për sulme ajrore pas paralajmërimeve për sulme ruse me raketa dhe dronë.
Pasi përfunduan sulmet ruse, forcat ajrore polake përfunduan operacionin.
“Veprimet ishin parandaluese dhe synonin mbrojtjen e hapësirës ajrore në zonat ngjitur me zonën e kërcënuar”, ka thënë komanda polake.
Rusia sot qëlloi 40 raketa dhe rreth 580 dronë drejt Ukrainës në një “sulm masiv” që vrau tre persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të shtunën.
“Çdo sulm i tillë nuk është një domosdoshmëri ushtarake, por një strategji e qëllimshme nga Rusia për të terrorizuar civilët dhe për të shkatërruar infrastrukturën tonë”, ka deklaruar Zelensky.