Kryeministri Hristijan Mickoski, në një brifing me gazetarë, tha se qeveria nuk planifikon zgjedhje të parakohshme dhe do ta çojë mandatin deri në fund, pavarësisht kërkesave të BDI-së.
“Kjo qeveri ka mandat katërvjeçar dhe nuk do të ishte e ndershme përballë qytetarëve që ta ndërpresim mandatin. VMRO-së ndoshta i përshtaten zgjedhjet, mirëpo ne e shohim nga prizmi shtetëror,” deklaroi Mickoski.