Ilija Dimovski theksoi se zgjedhjet lokale në Kërçovë do të jenë një garë atipike krahasuar me të gjitha të tjerat që shohim në Maqedoni.
“Ajo betejë atje ka potencialin nga çdo aspekt, për të bashkuar të papajtueshmet dhe për të ndarë të pandashmet. Le të shohim”, tha Dimovski në emisionin “Click Plus” në “TV21”.
Ai tha se në letër ka më shumë shqiptarë për nga numri, por në terren ka më shumë maqedonas.
“Dhe sipas kësaj dinamike do të përcaktohet rezultati në Kërçovë”, shtoi ai.