Gjithsej 31 zjarre në vende të hapura janë regjistruar në vend deri sot në mëngjes në orën 07:00, prej të cilëve dy janë aktivë, dy janë nën kontroll, ndërsa 27 janë shuar, njoftoi QMK.
Ende është aktiv zjarri në fshatin Viniçe të Shkupit ku po digjet pyll i ulët, si dhe në malin Kozhuf ku është kapluar pyll ahu.
Nën kontroll janë zjarret në deponitë Drislla dhe Ostrec në Dellçevë.