Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me shpërthimin e ndodhur pas mesnate në zonën e Kamzës, ku një sasi e dyshuar tritoli u vendos pranë një banese në rrugën “Arjan Sala”.
Burime bëjnë me dije se banesa ku ndodhi shpërthimi i përket deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Lënda plasëse dyshohet të jetë vendosur në murin rrethues të banesës së tij, rreth orës 00:55.
Fatmirësisht, si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në pjesë të jashtme të banesës dhe në zonën përreth./kb


