Kandidatët për kryetar të komunës së Sarajit, kanë vazhduar takimin me qytetarët për t’u kërkuar besimin përmes votës më 19 tetor. Muhamed Elmazi, kandidat i koalcionit VLEN ka njoftuar se së fundi ka takuar banorët e Komunës së Sarajit dhe ka bashkëbiseduar me të. Ai ka deklaruar se ka dhënë zotim të qartë për Sarajin dhe ka deklaruar se çdo premtim do të kthehet në vepër.
MUHAMED ELMAZI – KANDIDAT I VLEN PËR SARAJIN
Ndërtojmë, katër shkolla të reja, restaurimin e objekteve shkollore aktuale dhe tre çerdhe të reja lokale. E japim fjalën? Fjala Fjalë. A do ta kemi në plan program, Matkën dhe Treskën? Sigurisht që po, do të zgjedhim problemin e parkingjeve, infrastrukturën rrugore në matkë dhe matën po edhe liqenin e Treskës do t’i shndërojmë në qendra turistike.
Fushatën e ka vazhduar edhe kandidati i AKI-së, Blerand Ramadani. Së fundmi ai ka takuar banorët e fshatit Llokë të Komunës së Sarajit. Ramadani ka njoftuar se me banorëve ndër të tjera u ka premtuar zgjidhjen e problemit me urën e famshme dhe problemeve tjera infrastrukturore.
BLERAND RAMADANI, KANDIDAT I AKI-SË PËR SARAJIN
“Menjëherë të inicojmë projektin për një rrugë për këmbësorë, derisa në Planin Gjeneral të parashihet ndërtimi i një ure të mirëfilltë. Ky hap i përkohshëm do t’i japë banorëve siguri dhe lidhje më të mirë në përditshmërinë e tyre. Po ashtu, Lloka meriton të jetë qendër e jetës rinore. Për këtë arsye, u zotuam për ndërtimin e një fushe sportive moderne për të rinjtë, hapësirë që do të shërbejë për aktivitete, shëndet dhe bashkim të komunitetit”.
Edhe pse partitë politike kanë filluar fushatën dhe hapjen e shtabeve, vendi zyrtarisht ende nuk ka filluar periudhën e fushatës zgjedhore. Kujtojmë se zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 19 tetor të këtij viti ndërkaq dy javë më vonë pritet të zhvillohet rrethi i dytë.
Samir Mustafa /SHENJA/