Bajram Rexhepi, kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Besëlidhja AKI, sot së bashku me rinistët e AKI, kanë vizituar tregun tradicional të së enjtes, ku në bashkëbisedim me tregtarët, u fol mbi sfidat me të cilat ballafaqohen ata në këtë qytet.
Postimi i plotë i Bajram Rexhepit nga AKI:
🙌Vizitë në tregun tradicional të së enjtes te Arabati Baba Teqe.
Tetova prej moti e ka zakon ditën e enjte si ditë tregu. Sot, bashkë me të rinjtë nga lista e këshilltarëve të AKI-së për Tetovën, vizituam shitësit dhe biseduam me ta për sfidat e tyre të përditshme, por edhe për vizionin tonë për një Tetovë më të organizuar, me më shumë hapësirë për ekonominë vendore dhe për njerëzit e punës.
#BashkëPërTetovën ✅