Ajo që po ndodh tani me korrupsionin nëpër institucionet, ka ngritur alarmin edhe përtej Brukselit. Nuk them se në Maqedoninë e Veriut korrupsioni është çrrënjosur ndonjëherë, është një sfidë e vazhdueshme. Prandaj dua të fokusohem posaçërisht në Çair, sepse Çairi është bërë njollë e zezë në qytetin e Shkupit për çështjen e korrupsionit. Kështu tha Bujar Osmani, kandidati i AKI-së për Çairin, duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske në lidhje me deklaratën e komisioneres për Zgjerim Marta Kos, për problemin me sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut
“Në përgjithësi, parametrat që dolën nga raporti i Parlamentit Europian dhe tani edhe nga raporti i Komisionit Europian. Nëse e keni parë një tabelë dje, ku shtetet e rajonit me përcaktohen se deri ku janë detyrimet e tyre, shifeni është nëpër rrjetet sociale, vetëm Maqedonia e Veriut të gjithë parametrat i ka me ngjyrë të kuqe. Kjo do të thotë se as nuk janë realizuar por në fakt janë përkeqësuar”, tha Osmani. Ai kujtoi se prej vitesh kërkon që tema e BE-së të ndahet nga debati i përditshëm dhe për të njëjtën të ketë një koordimin mbipartiak dhe mbi politik.