Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se ata e përshëndesin Deklaratën e BE-së për debat urgjent për të diskutuar agresionin e fundit ushtarak të Izraelit kundër Shtetit të Katarit.
“VLEN-i është në vijën e njëjtë me Bashkimin Evropian dhe shpreh solidaritetin e tij të plotë me autoritetet dhe popullin e Katarit, që është një partner strategjik i BE-së dhe i cili, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, luan një rol vendimtar si ndërmjetës i konfliktit të vazhdueshëm në Gazë. Në frymë të qëndrimeve të BE-së, edhe ne presim që Shteti i Izraelit ta respektojë të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Data 07.02.2026
Aktuale
- “Provimi i jurisprudencës”, Mimoza Musa: BDI po bën zhurmuesin, mos t’ia lë fajin VLEN-it
- Mickoski paralajmëron rekonstruksion të Qeverisë deri në qershor
- EMRAT/ Pezullimi i Ballukut mbetet në fuqi! Ja si u ndanë gjyqtarët e Kushtetueses, kush votoi pro dhe kundër kërkesës së Kryeministrit
- TEKNOFEST prezantohet në Shkup
- DPHM: Dhjetori i vitit 2025, ishte i ngrohtë mbi mesataren dhe me reshje shiu nën mesataren
- Spekulime se Epstein mund të ketë punuar për Izraelin, reagon Netanyahu
- Sulejmani: Nuk pritet përgjegjësi penale për personat e përfshirë në rastin “Epstein”
- Sulejmani ngre dilema për kohën e aktualizimit të rastit “Epstein”


