Kandidati për kryetar të komunës së Strugës nga Besëlidhja AKI, Arsim Dalipi, sot është takuar me kandidatët për këshilltarë komunal, ku në këtë takim u theksua se çdo anëtarë i ekipit, përmes punës dhe përvojës së tij, të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetin dhe fshatrat e komunës së Strugës.
Postimi i plotë i Arsim Dalipit në vijim:
Takim me kandidatët për këshilltarë komunal të Aleancës Kombëtare për Integrim
🤝 Një takim i këndshëm dhe mjaft frymëzues me këshilltarët e ardhshëm të këshillit komunal në Strugë.
Ky takim nuk ishte vetëm formalitet, por një hap i domosdoshëm për të forcuar ekipin që do të udhëheqë ndryshimet e shumëpritura.
Gjatë bisedës u theksua se çdo anëtar i ekipit tonë është i përkushtuar që, përmes punës dhe përvojës së tij, të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetin dhe fshatrat e komunës sonë.
Bashkë jemi më të fortë, dhe bashkë do t’i japim qytetit tonë energjinë, punën dhe të ardhmen që meriton.
#BashkëPërStrugën #Struga2025 #AleancaKombëtarePërIntegrim #ForcaERe