Gjykata Themelore Penale në Shkup aktvendimin për të akuzuarën e dytë për rastin e onkologjisë, onkologen Meri Pesheva e cila e pranoi fajin do të publikohet më 22 shtator. Peshevska së bashku me ish drejtorin e Klinikës së onkologjisë, Nikolla Vasev dhe dy onkologët e tjerë akuzohen për mjekim të pandërgjegjshëm të pacientëve.
Për veprën që akuzohet Peshevska është parashikuar dënim me burg deri në tre vite.
Prokurorja Ana Gogovska Jakimovska, në fjalën e saj përfundimtare tha se e akuzuara shprehu rrëfim dhe pendim të sinqertë dhe se gjatë gjithë procedurës dhe para PP edhe në Gjykatë, ka pasur sjellje shembullore, megjithatë ka pasur edhe rrethana rënduese.
“Ajo është që pasojat e veprimeve janë që tek shtatë pacientët erdhi deri tek gjendja e përkeqësimit të shëndetit. Si onokologe kishte detyrim të madh të kujdesit, si dhe qasja dhe përdorimi i pautorizuar i nënshkrimit kanë ndodhur vazhdimisht. Duke pasur parasysh të gjitha rrethanat dhe pranimin e fajit PP propozon që Gjykata ta shpallë fajtore dhe ta dënojë në përputhje me ligjin”, deklaroi Gogovska Jakimovska.
Avokati i Peshevskës, avokati Vllatko Kitanovski, në fjalën e tij përfundimtare tha se megjithëse e akuzuara u deklarua fajtor për veprime të papërgjegjshme, duhet të jemi të ndershëm dhe të pyesim veten nëse kjo mjeke duhet të shihet si kriminele.
“Atë që ka ndarë me mjekun tjetër të saj të dhënat personale dhe nënshkrime Meri nuk kishte qëllim ose shfrytëzim, por qëllimi ishte të iu ndihmonte pacientëve. Kushdo që i keqpërdori ato duhet të mbajë përgjegjësi për atë”, deklaroi Kitanovski.
Sipas Kitanovskit, nuk mund të dënojmë për një momentin neglizhence, kur e gjithë jeta e saj profesionale kalon duke iu shërbyer pacientëve dhe shpëtimin e jetëve.
“Nuk duhet të fokusohemi vetëm në gabimin e momentit, por edhe te përpjekja dhe investimi i përgjithshëm në profesionin e saj. Prandaj, kërkoj nga gjykata të vendosë një sanksion të përshtatshëm i cili do të jetë si dënim, por edhe do t’i lejojë të akuzuarës të vazhdojë mjekimin e pacientëve”, deklaroi avokati.
Avokati i Peshevskës, para Gjykatës më herët prezantoi prova në lidhje me rrethanat lehtësuese për Peshevskën, si letër nga Klinika ku është punësuar prej vitit 2002 dhe në vitin 2025 është emëruar si udhëheqëse dhe se në punën e deritanishme nuk ka pasur ankesa kundër saj, se është nënë e dy fëmijëve, certifikata nga kongrese dhe trajnime, mirënjohjeje nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe nuk ka ndalesë për kryerjen e ndonjë aktiviteti, as se është e dënuar.
“Me këto prova, avokati tregon se e akuzuara, si mjeke, jep marrdhënie vetëmohuese si ndaj trajtimit ashtu edhe ndaj mjekimit të të gjithë pacientëve, dhe se ajo tregon mardhënie vetëmohuese në vendin e punës, deklaroi avokati.
E akuzuara Peshevska, para Gjykatës tha se ia ka kushtuar tërë jetën pacientëve dhe se është e punësuar në Klinikën e onkologjisë që nga viti 2002, ndërsa që nga viti 2007 është onkologe specialiste.
Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Snezhana Markovska.