Do të ndërmarrim masa sistematike dhe afatgjata për të përmirësuar situatën.
Hapi i parë është një pastrim i përgjithshëm i qytetit. Deponitë më të mëdha ilegale do të pastrohen dhe do të transformohen në zona funksionale dhe të gjelbra.
Në Shkup, Vardarishte është një nga sfidat më të mëdha dhe është një deponi që do ta pastrojmë dhe do ta shndërrojmë në parkun më të madh në qytet, një hapësirë për rekreacion, sport dhe relaksim për të gjitha brezat. Deponi të tjera të mëdha ilegale do të kenë gjithashtu këtë “fat”. Njëkohësisht, do të vendosim rend dhe disiplinë në mirëmbajtjen e hapësirave publike, që do të thotë më shumë njerëz dhe pajisje në terren, inspektime dhe sanksione të shpeshta për hedhjen e paligjshme të mbeturinave, veprime të përbashkëta me komunat dhe organizatat e shoqërisë civile.
Me ekspertë në këtë fushë, kemi përgatitur një plan të detajuar 4-vjeçar që do t’ua ofrojmë qytetarëve. Plani parashikon çdo vit masat dhe aktivitetet që do të ndërmerren në mënyrë që Shkupi të jetë lider në reformat e zbatuara në këtë fushë në vitin 2029.