Trajneri i Napolit, Antonio Conte foli së fundmi për mungesën e madhe, atë të Rrahmanit, për shkak dëmtimi.
“Mungesë e madhe. Vitin e kaluar zhvilloi 38 ndeshje nga 38 të mundshme, një shtyllë te skuadra. Por, siç thashë, kur ka lojë çdo tre ditë në pushimet ndërkombëtare, atëherë gjasat e lëndimeve janë më të mëdha”.
“Për këtë arsye jemi përgatitur në afatin e verës. Beukema arriti, Marianucci gjithashtu dhe ndoshta do të luajnë titullarë nesër, na duhet t’i inkuadrojmë në ritmin e skuadrës”.
Përveç De Bruyne, gjithnjë kam thënë se do të nënshkruajë me lojtarë për të tashmen dhe të ardhmen”- tha ai.