KZK/KZQSH do ta shpallë listën e përcaktuar unike të kandidatit/kandidatëve jo më vonë se 23 ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha zonat e banuara dhe në qendrat e votimit në komunë. Listat e përcaktuara të kandidatit/kandidatëve në komunat në të cilat të paktën 20 përqind e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase do të publikohen përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik dhe në gjuhën dhe shkrimin zyrtar që përdorin qytetarët në atë komunë, jo më vonë se 25 shtator, deri në orën 24:00.
Më së voni deri më 27 shtator, partitë politike që marrin pjesë në procesin zgjedhor duhet të nënshkruajnë Kodin për Zgjedhje të Drejta dhe Demokratike.