Delvina Kërluku
Gostivar, 12 shtator 2025 – Në një deklaratë të fuqishme dhe tëdrejtpërdrejtë drejtuar qytetarëve të Gostivarit, kandidati ipavarur për kryetar komune, Visar Ademi, ka dhënë sinjalin përfillimin e një fushate të ashpër kundër korrupsionit dhe kapjespartiake të administratës komunale. Me fjalimin e tij zyrtar tëprezantuar para startit të fushatës elektorale, Ademi theksoi se “problemi më i madh i Gostivarit nuk është vetëm ndotja apo qentë endacakë – por një administratë e korruptuar dhe e paaftë, që po e mbyt qytetin nga brenda”.
Në një ton emocional dhe vendosmërie të qartë, Ademi u shprehse qyteti është lënë pas dore për shumë kohë, ndërsaadministrata publike është shndërruar në një strehë për militantëpartiakë dhe njerëz të paaftë. “Asnjë problem nuk mund tëzgjidhet për sa kohë që vendimet merren nga njerëz që nuk kanëas kompetencën dhe as përkushtimin për të shërbyer qytetarët,” – theksoi ai.
Tri shtyllat e reformës së premtuar:
Ademi paraqiti tre masa kryesore që ai do t’i ndërmarrëmenjëherë nëse fiton zgjedhjet:
I. Largimi i kuadrove partiake dhe vlerësim i plotë iadministratës
Kandidati i pavarur premton shkarkimin e të gjithë drejtorëve tëemëruar politikisht dhe vendosjen e profesionistëve në pozitakyçe. Punonjësit ekzistues të administratës do të kalojnë në njëperiudhë prove tre mujore, ku do të vlerësohen nga ekspertë tëjashtëm për aftësitë, etikën e punës dhe përkushtimin. “Kush nuk e kalon testin, largohet pa paralajmërim,” tha Ademi.
II. Ulja e numrit të të punësuarve joaktivë dhe digjitalizimi ishërbimeve
Duke vlerësuar se komuna funksionon me një administratë tëfryrë, ai paralajmëroi përgjysmim të numrit të të punësuarve tëpanevojshëm dhe fund të kontratave abuzive. Në të njëjtën kohë, premtoi rritje të efikasitetit të shërbimeve përmes digjitalizimitdhe përfshirjes së stafit të motivuar dhe profesional.
III. Punësime transparente, pa ndikim partiak
Një ndër mesazhet më të forta të fjalimit ishte angazhimi përpunësime të hapura dhe transparente. “Anëtarësia në parti nukdo të jetë më biletë për një vend pune,” deklaroi Ademi, duke shtuar se intervistat për pozitat udhëheqëse do të jenë publikedhe të hapura për të gjithë qytetarët e kualifikuar.
“Ky sistem duhet të marrë fund”
Në fjalimin e tij, Ademi nuk la vend për dyshime: ky nuk ështënjë premtim elektoral i zakonshëm, por një përballje me njësistem që ai e cilëson si “moçal korrupsioni”. Ai u zotua që çdovend pune në administratën komunale do të rishqyrtohet – duke e bërë të qartë se çdokush që nuk i shërben qytetarit, nuk ka vend në komunë.
Ndër të tjera theksoi se vetëm një kryetar i pavarur mund tëndërmarrë reforma të tilla të thella dhe të sinqerta. “Unë nuk idetyrohem askujt përveç qytetarëve,” tha ai dhe shtoi se: “Profesionalizmi dhe digjitalizimi janë kërcënim për partitë – prandaj do më sulmojnë, por unë e di pse jam këtu”, me këtëmesazh të qartë dhe sfidues, Visar Ademi pozicionon veten sinjë alternativë e guximshme ndaj sistemit të vjetër politik nëGostivar.
Motoja e fushatës: “Ta pastrojmë Gostivarin!”
Duke përmbyllur fjalimin e tij, Visar Ademi prezantoi edhemoton që do të udhëheqë fushatën e tij: “Ta pastrojmëGostivarin!” – një thirrje që përmbledh simbolikisht dhepraktikisht prioritetet e tij: pastrimin nga mbeturinat, nga qentëendacakë, por mbi të gjitha, nga korrupsioni, dhe keqmenaxhimiinstitucional.
Në një kohë kur qytetarët e Gostivarit kërkojnë ndryshim tëvërtetë dhe jo vetëm ndërrim figurash politike, kandidatura e Visar Ademit vjen si një përpjekje për t’i dhënë fund status quo-së dhe për të ndërtuar një komunë që funksionon për qytetarët – dhe jo për partitë.
______________________________________________________________________________
Shkrim gazetaresk i përgatitur mbi fjalimin e publikuar tëkandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi.