Ish-futbollisti i kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë të parë do të fillojë punën si trajner. Ai është rikthyer në Australi, te ish-skuadra e Melburn Viktori. Berisha është emëruar trajner i parë i Akademisë së klubit nga Australia.
Kujtojmë që Berisha licencën UEFA Pro e mori në Shqipëri, në kursin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Berisha është rekodmen në futbollin e Australisë. Ai ka shënuar 106 gola në ligë dhe ende është i pari në A-League si golashënuesi më i mirë.
Ish-lojtari ishte transferuar edhe te FC Prishtina, por që dështoi në Superligën e Kosovës./Indeksonline