UNIBanka zyrtarisht hap hapësirën e re të përbashkët në selinë e saj, me qëllim të krijimit të një atmosfere më të mirë pune dhe rritjes së rehatisë për të punësuarit. Ky hap është pjesë e strategjisë për të ofruar kushte më të mira pune dhe për të forcuar lidhjen ndërmjet kolegëve.
Hapësira, e cila do të jetë në dispozicion për përdorim nga 10 shtatori 2025, është menduar si një përfitim për të gjithë të punësuarit. Bëhet fjalë për një vend ku punonjësit do të mund të relaksohen, të shijojnë një vakt dhe të shoqërohen me kolegët e tyre. Gjithashtu, hapësira do të shfrytëzohet për organizimin e ngjarjeve të brendshme dhe festimeve të ditëlindjeve që forcojnë shpirtin e ekipit dhe kolegjialitetin.
Me hapjen e kësaj hapësire, UNIBanka dërgon një mesazh të qartë se kujdesi për të punësuarit është prioritet i lartë. Kjo iniciativë është pjesë e një pakete më të gjerë përfitimesh që ofron Banka, ku përfshihen: ditë pushimi për ditëlindje, ditë e lirë për prindërit e nxënësve të klasës së parë, ditë e lirë në rast humbjeje të një kafshe shtëpiake, si dhe e ashtuquajtura “Dita e befasive” – një ditë shtesë pushimi si shpërblim për kontribut dhe rezultate të jashtëzakonshme.
Përmes këtyre iniciativave, UNIBanka konfirmon përkushtimin e saj ndaj mirëqenies së të punësuarve, duke krijuar kushte për një balancë më të mirë mes jetës profesionale dhe asaj private. Hapësira e re përfaqëson një vend për shoqërim, shkëmbim energjie pozitive dhe ndërtimin e një përditshmërie më të bukur dhe të këndshme në vendin e punës.