Dy shtetas janë arrestuar nga Policia e Beratit dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë plagosur me mjet prerës një 24-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasit F. Q., 24 vjeç dhe J. K., 26 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e 24-vjeçarit, shtetasin F. Q., 27 vjeç, të tre banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës, një 24-vjeçar, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 27-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.