Drejtuesi i mjetit, që aksidentoi një ditë më parë një fëmijë 4 vjeç në Fier, u vu në pranga.
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në fshatin Marinëz, ku automjeti me drejtues shtetasin I. K., përplasi një 4-vjeçar, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 58 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.