Shërbimi për Punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë ka filluar procedurën e brendimit, përkatësisht shënimit të të gjitha automjeteve zyrtare në vend. Qëllimi është që deri më 29 shtator, përkatësisht deri në fillimin e fushatës zgjedhore lokale, të gjitha automjetet zyrtare dhe automjetet shtetërore të markohen, përkatësisht të zëvendësohen targat e automjeteve zyrtare me targa të reja, targa të veçanta në ngjyra, deklaroi drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të qeverisë, Ivica Tomovski.
Tomovski sot në konferencën për shtyp informoi se bëhet fjalë për rreth 7 deri në 7.5 mijë automjete, duke theksuar se MPB-ja deri më 31 dhjetor ka marrë përsipër detyrimin të krijojë një regjistër të automjeteve zyrtare.
“Dje festuam 34 vjet pavarësi dhe para kësaj dëgjuam shumë herë në këto 34 vjet se ato do të markohen, do të parandalohet keqpërdorimi i mundshëm i të gjitha automjeteve zyrtare për qëllime private dhe partiake, por kjo nuk ka ndodhur deri më tani. Tani ne po e tregojmë këtë në vepër. U kemi dhënë kahe dhe rekomandime të gjitha institucioneve në vend që të fillojnë ndryshimin e atyre targave. Le të jetë kjo thirrja e dytë. Kanë afat deri më 15 shtator, këtë muaj që të shenjohen të gjitha automjetet. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të bëjmë thirrje për herë të tretë që të shenjohen, me qëllim deri më 29 shtator, apo në fillim të fushatës së zgjedhjeve lokale të gjitha automjetet zyrtare dhe automjetet në pronësi të shtetit të brendohen”, theksoi Tomovski.
Rregullorja nuk parashikon gjoba, tha Tomovski, duke shpjeguar se nëse dikush i shmanget ose nuk bëjnë markimin në afatin deri më 29 shtator, do të duhet ta bëjnë këtë me regjistrim, kur do të marrin targa me ngjyra të veçanta.
Rregullorja parasheh që të brendohen gjitha automjetet që janë në pronësi të shtetit, siç janë automjetet qeveritare, automjetet komunale, automjetet e Ndërmarrjeve publike dhe të gjithë asaj që do të thotë pronësi të shtetit.
“Rregullorja do të pësojë ndryshime të vogla gjatë vitit, pasi mbulon edhe automjetet që janë për qëllime specifike, siç janë disa nga automjetet e MPB-së dhe të Agjencisë së sigurisë kombëtare. Ato do të përjashtohen nga shenjimi, por gjitha të tjerat do të shënjohen. Flasim kryesisht për automjete që përdoren nga administrata. Po do të ketë disa nga MPB që do të përjashtohen, por disa do të shënjohen, sepse i përdor administrata”, ka thënë Tomovski.
Vendimi për këtë risi u mor në seancën qeveritare më 29 korrik, ndërsa automjetet e para të cilat tashmë janë brenduar janë SHPPP, ZZHTI, Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë dhe Drejtoria doganore.